Largimi i moderatores së njohur Jonida Shehu nga Top Channel bëri shumë bujë në media.
Ky largim u komentua gjatë. Mirëpo, ndonëse u fol për hedhje në gjyq, duket se në marrëdhënien e saj me Lori Hoxhën nuk ka ndryshuar asgjë.
Në një nga fotot e publikuara nga Lori, ka komentuar moderatorja duke treguar kështu se marrëdhënia e tyre është e mirë. Pritet që së shpejti Jonida t’i rikthehet ekranit me një format të ri televiziv.






