Ndeshja ndaj Izraelit me shumë gjasa do të jetë e fundit në drejtimin e Kombëtares shqiptare për trajnerin Xhani De Biazi. Kina pritet të jetë destinacioni i ardhshëm për italianin i cili shkroi historinë me Shqipërinë.

Alfredo Pedulla, eksperti i merakatos në “Sportitalia” nëpërmjet blogut të tij bën të ditur se De Biazi ka pasur dhe disa oferta në kampionatet europiane por me shumë gjasa do të provojë një eksperiencë në lindje. Tianjin Teda është skuadra kineze që trajneri pritet të marrë drejtimin.

Nuk dihet nëse është një koincidencë apo klubi kinez ka një “dashuri” të veçantë për trajnerët e Kombëtares shqiptare pasi kujtojmë që në vitin 2009, Ari Han e ka drejtuar për 2 vjet skuadrën e Tianjinit.Pas largimit të Han, vendin e ka zënë përsëri një ish-trajner i Kombëtares, kroati Josip Kuzhe. 5 muaj ka zgjatur aventura e Kuzhes në ketë klub. Tani është radha e Xhani De Biazit…