Dejvi Bregu zyrtarizoi largimin nga skuadra e Teutës duke u largua me kokën lart pasi në vetëm një vit me durrsakët arriti të fitonte titullin kampion dhe Këpucën e Artë të Superiores.
Për largimin e Bregut, ka reaguar dhe vetë klubi duke i kushtuar një postim në rrjetet sociale. ‘’Djemtë e detit’’ falënderojnë Bregun për kontributin e dhënë duke shkruar se emri i tij është shkruar me shkronja të arta tek Tetuta.
Postimi i Teutës-Faleminderit përzemërsisht Dejvi Bregu për këtë vit emocionues. Megjithatë jo pa trofe, por me trofeun e Kampionatit dhe të golashënuesit. Kontributi i madh i Dejvit për klubin dhe fanellën e klubit të Teutës do shkruhet me shkronja të arta. Në historinë e KF Teuta, emri i tij do përmendet gjithmonë. I jemi mirënjohës gjithmonë DEJVIT! Shumë suksese në vazhdim kampion!