Pas humbjes me Skënderbeun dhe rezultateve të dobëta të Teutës në javët e fundit, u përfol për një dorëheqje të mundshme të Gugash Maganit. Gjithsesi trajneri nuk ka dhënë ende asnjë deklaratë, madje edhe intervistën pas ndeshjes më Skënderbeun e dha ndihmësi i tij.
Eshtë klubi i Teutës ai që sqaron situatën, përmes një njoftimi në faqen e klubit në "Facebook". Në njoftim përgënjeshtrohen informacionet e dala ditët e fundit dhe konfirmohet trajneri Magani.
Më poshtë mund të lexoni sqarimin e klubit.
"Duke marr shkas nga informacionet e publikuara së fundmi në mediat e shkruara, dëshirojmë të përcjellim këtë sqarim për mbarë opinionin sportiv. Klubi i Teutës konfirmon se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me lajmin se është larguar trajneri Gugash Magani".





