Kryetari i Komisionit Hetimor të TIMS, Ervin Salianji mbajti një deklaratë për mediat pas situatës së krijuar një ditë më parë në Komisionin Hetimor të TIMS, ku anëtarët e PS-së u larguan nga mbledhja.
“Është e qartë dhe i kristalizuar shqetësimi që ka PS dhe barrikadimi për të mbrojtur një grup të pretenduar kriminal që është vendosur për të ndërhyrë në sistemin TIMS, është vërtetuar me akt eksepertimi, duhet të ishim në kushtet e urgjencës për të bërë hetim parlamentar të shpejtë, të firmosura nga unë kërkesa drejtuar kryeministrit, ministrit, drejtorit të policisë, autoritete të informacionit të klasifikuar, PS kërkon të korrektojmë kërkesat e depozituara nga ekspertët, po ju vendos se çfarë ka ndodhur mbledhjen e kaluar, për këto kërkesa kemi marrë vendim të ndërmjetëm.
Të depozitojnë kërkesat tona për informacion, sot s’do të përballen, ndërhyrje e paprecedentë, në asnjë vend të botës së tretë. Bëhet fjalë jo vetëm për të dhënat e shqiptarëve por edhe të huajt që hyjnë në Shqipëri, nuk duhet të bien në dorën e bandave kriminale, ky komision duhet t’i shkojë deri në fund hetimit. Rast i paprecedentë, si skutave, për të mos e thënë si skuth njësoj siç është bërë me të dhënat e TIMS për qëllime kriminale. Veprimtari kriminale. Maxhoranca të dërgojë sot jo nesër kërkesat për informacion”, tha Salianji.