Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, në seancën e sotme plenare në kuvend, ironizoi qeverinë në lidhje me projektligjin për programin e tregut të përbashkët me BE-në.

Sipas Korreshit kjo marrëveshje parashikon përmirësimin e jetesës e qytetarit, në një kohë kur prodhimet vendase hidhen sepse nuk gjejnë treg dhe konsumohen produkte nga Hungaria dhe Serbia.

Gjithashtu demokrati e vë  theksin edhe te largimet e qytetarëve, ku si shembull ka marrë qytetin e Lushnjes. Ai shprehet se në këtë qytet kanë mbetur vetëm mosha e tretë, pasi të rinjtë kanë emigruar.

Pjesë nga fjala e Korreshin në kuvend:

Kjo marrëveshja e re thotë përmirëson tregun e brendshëm, po cilin? Ka tregu këto prodhime që s’po gjejnë treg, hidhen në kanal. Ky është tregu? Kjo marrëveshje thotë se i shërben përmirësim të qytetarit. Cilit qytetar? Qytetarët kanë ikur. Paradite sheh veç pleq. Po për të sjellë një palë domino, po një strehë për në dimër a ia bëni? Do t’ju ftoja të dalim në këmbë për të parë çfarë qarkullon gjithë ditën në Lushnjë. Vetëm pleq, edhe qen, që na i shkarkojnë.

Për këta qytetarë po bëhen këto marrëveshje.

Për të mbrojtur konsumatorët. Mjerë ne të shkretët ca po hamë. Qumështi vjen nga Hungaria e Serbia, ndërsa shqiptarëve hidhen. Këtu kanë ikur lopët, edhe të fshatit e blenë qumështin në qytet.

Qeveria juaj thotë duhen mbi 10 lopë, po ai me 9 ca të bëjë. Po vajin e palmës, keni bërë vlerësimin në doganë, ku vete, ku hyn. Kush e kontrollon tregun? Opozita?

Shtetit të marrë baxhot një nga një.

Ku po lënë oligarkët, po hyn te të gjitha, edhe të kruajtëset e dhëmbëve.

Kjo është gjithë ajo që po ndodh sot”, u shpreh korreshi Korreshi.