Babai i Neymar ka bërë disa deklarata të pabesueshme në “Telefoot”, ku shpjegon arsyet pse djali i tij vendosi të largohet nga Barcelona dhe të nënshkruajë për PSG-në. Babai i Neymar tregoi në këtë intervistë se presioni i kolegëve katalanas për të qëndruar në klubin e tyre ka qenë i madh, por sulmuesi brazilian nuk deshi t’i dëgjojë. Ai siguron se, djali i tij është i lumtur në radhët e PSG-së. 

“Miqtë e tij te Barcelona u përpoqën ta bindin atë për të qëndruar në atë klub, por ai e kishte marrë vendimin e tij. Neymar e donte këtë sfidë. Ai erdhi për të fituar Ligën e Kampionëve. Ne kemi pesë vjet për ta arritur qëllimin. Klubi parizien është në rrugën e duhur. Nëse qëllimi i tij do të ishte fitimi i “Topit të Artë”, ai do të qëndronte te Barça,” – tha babai i Neymar në këtë intervistë me “Telefoot”.

Një vendim që, sipas fjalëve të tij, gjithashtu, befasoi babanë e Neymarit vetë. 

“Këtë herë ishte një surprizë edhe për mua, pasi periudhën e kaluar kemi pasur një propozim nga PSG-ja dhe ai e hodhi poshtë. Propozimi këtë vit ishte shumë interesant. Kjo e bëri atë të parin që të ndryshojë. Dukej më e lehtë për të qëndruar, por Neymar donte të dilte nga zona e rehatisë dhe të rrezikonte veten”, – tha babai i Neymar.

Babai i Neymar nuk mund t’u shpëtonte polemikave mes djalit të tij dhe Cavanit, por thjesht komentoi se “historia mes tyre ka marrë një masë proporcionale, ka qenë e ekzagjeruar. Çdo gjë është në rregull në mes tyre.” Në vend të kësaj, ai pati lavdërim për Mbappé, mikun e ri të Neymar në sulmin e PSG-së:

“Është e vërtetë se njerëzit kishin rënë në dashuri me trident-in e Barcelonës, por PSG-ja tashmë ua ofron një produkt të tillë, për dashurinë e të tjerëve. Eshtë një bekim që Mbappé luan te PSG, si një veteran prej 30 vjetësh. Në pak vite do të jetë në luftën për “Topin e Artë”. 

Në intervistë, babai i Neymar përfundoi duke pranuar se “Neymar dashuron gjithçka në Paris, ka gjithçka të jetë i lumtur këtu, do të jetë një përvojë e mrekullueshme”.