Britania nuk do të kërkojë zgjatjen e periudhës tranzitore dyvjeçare pasi të largohet nga Bashkimi Evropian, ka thënë ministri i Kabinetit qeveritar, David Lidington.
Qeveria ka njoftuar se muajin tjetër do të publikojë plane të detajuara për marrëdhëniet e planifikuara për të ardhmen në mes të Britanisë dhe BE-së.
"Jo vetëm që ne nuk jemi duke kërkuar periudhë më të gjatë tranzitore, por edhe Bashkimi Evropian e ka bërë gjithmonë të qartë se nuk mund ta përdorim Artikullin 50 kur flasim për marrëdhënie afatgjata. Ekziston një marrëveshje për tërheqje e cila flet për një periudhë deri në fund të vitit 2020. Deri atëherë presim që të pajtohemi për gjërat thelbësore, ndërsa gjatë periudhës pasuese është i ashtuquajturi Traktati i Madh që përcakton kushtet e marrëdhënies së ardhshme," ka thënë Lidington për BBC-në, është shprehur ai.