Gazetari Adi Krasta ka folur për herë të parë për largimin e tij nga ‘Top Channel’.
I ftuar në ‘Studio e Hapur’ me Eni Vasilin ai ka thënë se arsyeja më e fortë ishte ‘censurimi’.
"Largimin tim e kërkuan dhe ne u ndamë si xhentëlmenë", ka thënë gazetari.
“Unë ika nga Top Channel, e para ma kërkuan që të mbyllej më herët kontrata. Nuk e kam shumë të qartë këtë. Nuk më është nënshkruar në asnjë vend. Unë jam shumë i ndjeshëm për lirinë editoriale, jam i ndjeshëm për të ftuarit, dua të ftoj ata që më pëlqejnë dhe që doja. Nuk pata lirinë të ftoja ata që doja dhe më është hequr një monolog nga Youtube” deklaroi Krasta.





