Emigrantët shqiptarë kanë nisur kthimin drejt shtetit grek pasi kanë kaluar në Shqipëri festat e fundvitit, duke shënuar kështu edhe fluks në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Sipas informacioneve të policisë së Gjirokastrës gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kakavijës kanë dalë 4183 shtetas dhe 943 automjete ndërsa kanë hyrë 2953 shtetas dhe 542 automjete

Mësohet se pala shqiptare punon me 3 sportele në hyrje dhe 5 në dalje ndërsa pala greke punon me 6 sportele gjithësej.

Ndërkohë nuk raportohet për radhë të automjeteve të cilat kërkojnë të dalin nga territori shqiptar dhe lëvizja po vijon normalisht.