Dy persona janë larguar nga banesat e tyre në drejtim të paditur, e pas kallëzimit të familjarëve, uniformat blu kanë nisur kërkimet.

Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasja A. P., se i është larguar nga banesa kushëriri i saj shtetasi D. B., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.

Ndërsa në Kavajë, ka kallëzuar shtetasi A. T., se i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij shtetasja E. T., alias E. G., 32 vjeçe, banuese në Kavajë. Punohet për gjetjen e saj.