4 shtator 2015 – Largimi masiv i pushuesve vendas dhe të huaj ka normalizuar çmimet e frutave dhe perimeve në tregun e pakicës në qytetin e Durrësit.

Çmimet kanë rënë menjëherë pas përfundimit të sezonit veror, gjatë të cilit ato u rritën në mënyrë abuzive si edhe në vitet e shkuara.

Klientët durrsakë vërejnë se çmimet kanë pësuar një rënie të dukshme që në ditët e para të muajit shtator, kur filloi të bjerë edhe numri i frekuentuesve shqiptarë që vijnë për pushimet e verës nga vende të tjera të Evropës. Sipas tyre, këto ditë, për mjaft nga produktet bujqësore, çmimet kanë rënë deri në dy herë duke u rikthyer në kuotat e qershorit të kaluar.

Fenomeni i abuzimit me çmimet në tregun e fruta-perimeve nuk u kontrollua dot nga strukturat shtetërore edhe gjatë kësaj vere.

/portali DurresLajm/