Largimi i parë nga Teuta është Harllamb Qaqi. Nuk është rënë dakord me mbrojtësin për rinovimin e kontratës dhe palët janë ndarë më mirëkuptim. Mbrojtësi është tashmë një opsion për ekipet e tjera të Superiores, teksa ka marrë letrat nga durrsakët. Teuta në merkaton e futbollit shqiptar është duke synuar të bëjë goditje, madje po synon që të afrojë lojtarë që kanë spikatur në ekipet pretendente, por edhe të tjerë që kanë spikatur në Superiore. Tej dëshirave e planeve, duket se ka edhe largime dhe bëhet fjalë për mbrojtësin titullarët që ka spikatur në vitin e fundit. Harallmab Qaqi e mbylli aventurën e tij me Teutën, pasi lojtar ka përfunduar kontrata me “Djemtë e detit”.
Ai ka falënderuar shokët, duke thënë: “Përshëndetje çuna, unë siç e dini nuk do të jem më pjesë e juaja në vazhdim. Ju uroj më të mirat e sa më shumë suksese ekipit edhe gjithsecilit personalisht” mbyll mesazhin e tij Qaqi drejtuar shokëve të skuadrës. Te Teuta priten disa ndryshime në radhët e grupit të lojtarëve mësohet se drejtuesit e klubit aktualisht po punojnë për përzgjedhjen e disa lojtarëve cilësorë, të cilët do të jenë pjesë e Teutës, për sezonin e ri. Gjithsesi, baza e ekipit pritet të jetë pak a shumë e njëjta, me disa përforcime në të tria repartet: mbrojte mesfushë dhe sulm. Në ditët në vazhdim lojtarë të rinj pritën t’i bashkohen Teutës deri në përfundim të merkatos.
Skuadra vijon pushimet ndërkohë angazhimet kanë kaluar te drejtuesit e skuadrës, të cilët prej ditësh po punojnë në drejtim të seleksionimeve të lojtarëve që priten të afrohen. Elementet që do t’i bashkohen skuadrës përgjatë merkatos së verës, po marrin një vëmendje të madhe nga klubi, kupritet të afrohen lojtarë me eksperiencë. Momentalisht ka vetëm lëvizje në dalje. Teuta ka nevojë për përforcime, pasi deri më tani kemi një largim dhe grupi i lojtarëve nën urdhrat e stafit teknik do të plotësohet. Drejtuesit po shohin tregun vendës dhe atë të rajonit, për të gjetur lojtarët e duhur dhe që mund të përshtaten sa më shpejt, pasi koha në dispozicion është e madhe.
Teuta ka piketuar të paktën disa përforcime në merkaton e verës, si mundësinë më të mirë për të qenë gati për sezonin e ri në Kategorinë Superiore. Tashmë që merkato është hapur do të afrohen lojtarë në të gjithë repartet. Për momentin nuk mund të flitet për emra konkretë, sepse është herët dhe do shihet se cilët futbollistë kanë mundësinë për të luajtur në Durrës. Aktualisht, “Djemtë e detit” shpresojnë të mos nxitohen, pasi vera është e gjatë dhe ka kohë për të gjetur lojtarë cilësorë.