Largohet nga banesa një vajzë e re në Arapaj të Durrësit.

Sipas deklarimeve të familjarëve, 27-vjeçarja me iniciale S.H. vuan nga probleme mendore.

NJOFTIMI I POLICISË

Në Komisariatin e Policisë Durrës, kallëzon shtetasi N. H., banues në Arapaj, Durrës, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më motra e tij, shtetasja S. H., 27 vjeçe, e cila, sipas deklarimeve të shtetasit N. H, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për gjetjen e 27-vjeçares.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.