Policia e Durrësit njofton se ka nisur punën për gjetjen e një adoleshenteje.

Ka qenë babai i 16-vjeçares L.K., shtetasi S.K vjeç 56 , banues në Durrës që ka bërë kallëzimin një ditë më parë në komisariat.

Ai ka deklaruar para uniformave blu se e bija është larguar nga banesa prej dy ditësh, më 7 mars, ndërsa aryset nuk dihen ende.

Ndërkohë punohet për gjetjen e saj.