Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli është larguar nga detyra ditën e sotme.
Ndërkohë që ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë, mësohet se do të firmoset vendimi për largimin nga detyra. Gazheli u emërua në këtë detyrë 5 vjet më parë.
Ai do të zëvendësohet nga Besmir Beja, i cili ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave që nga viti 2018.





