Drejtoresha e Njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në Durrës, Aurora Hyka ka dhënë dorëheqjen, për të nisur punë në një detyrë të re.

Hyka e ka njoftuar lëvizjen përmes një statusi në rrjete sociale.

Postimi i Hykës:

Duke marrë me vete përvojën dhe mësimet e vyera, sot mbyll një kapitull dhe nis me energji të reja një detyrë tjetër.

Mirënjohje e veçantë për ata që besuan dhe ende besojnë tek unë, duke më dhënë detyra funksionale. Faleminderit kolegëve dhe bashkëpunëtorëve për mbështetjen, bashkëpunimin dhe çdo sfidë që u shndërrua në arritje.

Një falënderim i veçantë shkon për stafin e NJVKSH Durrës dhe të gjithë stafin mjekësor për punën e palodhur dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm në shërbim të pacientëve çdo ditë.

Faleminderit nga zemra të gjithëve!