Vajza e re nga Kenia, Joy Aoko e cila u dhunua në Tiranë dhe prej 14 gushtit ndodhej në Spitalin e Traumës, ka lënë Shqipërinë.

Sipas News24, 22 -vjeçarja është nisur drejt vendit të saj në Kenia, ku aty do vazhdojë trajtimin mjekësor në spitalin Kenyatta.

Avioni që mbante vajzën nga Kenia dhe nënën e saj si dhe ekipin e saj mjekësor u largua nga Shqipëria këtë të mërkurën dhe ka zbritur në aeroportin Wilson.

Që prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia ndodhej e shtruar në spital pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet. Që prej 14 gushtit vajza nga Kenia është në gjendje kritike dhe ka nevojë për kujdes të specializuar neurologjik, i cili nuk ishte i disponueshëm në Shqipëri.