Prej më shumë se 24 orësh, një 25-vjeçar nga Durrësi është larguar nga banesa pa lajmëruar askënd dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Babai i të riut me iniciale B.L., ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit largimin e djalit.
Sipas babait 54-vjeçar, shtetasit A. L., i biri i është larguar nga shtëpia në orët e para të mëngjesit të së enjtes dhe nuk është kthyer më.
Për gjetjen e tij po punojnë specialistët për Krimet.





