Një 53-vjeçar është larguar nga banesa e tij në Durrës dhe nuk është kthyer më.
Denoncimin në polici e ka bërë djali i tij, i cili kërkon ndihmë për gjetjen e 53-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.08.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, kallëzon shtetasi M. K, se është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi A. K., 53 vjeç dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





