Një ndryshim i papritur në radhët e Teutës. Klubit durrsak i ka dhënë lamtumirën ndihmëstrajneri Vangjel Mile, i cili do të nisë një aventurë të re në futbollin grek.

Mile mësohet se ka gjetur akordin dhe do të prezantohet në ditët në vijim në pankinën e PASA Irodotos, në kategorinë e dytë greke. Klubi i ishullit ë Kretës, do të jetë kështu fillimi i një aventurë të rëndësishme për të në futbollin grek, si trajner i parë i ekipit.

Kuptohet që klubi i Teutës nuk është bërë pengesë për ish-sulmuesin i cili ka qenë pjesë e stafit teknik. Palët janë ndarë me mirëkuptim dhe Mile do të nisë kështu këtë eksperiencë të re, ndërsa pritet të mësohet se kush do të marrë vendin e lënë bosh në pankinë përkrah Shkëmbit.