Bajerni i Mynihut ka zyrtarizuar largimin e sulmuesit Sandro Vagner drejt Kinës. Duke se gjermanin e kanë joshur milionat e kontinentit tjetër dhe ka pranuar të veshë fanellën e Tianjin Teda. 31-vjeçari është transferuar në Kinë dhe do të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon.
Bajern nga ana tjetër do të shtojë 5 milionë euro në arkat e klubit. Sezonin e shkuar Vagner realizoi 8 gola në 14 takime, ndërkohë që në këtë gjysmë sezoni nuk e kishte gjetur ende golin.
“Vagner erdhi te ne dhe kërkoi ndërprerjen e kontratës. Ka një ofertë tërheqse nga Kina dhe ne i kemi plotësuar kërkesën. E falenderojmë për kohën e kaluar këtu dhe i urojmë gjithë të mirat”, ishte komenti i drejtorit sportiv Salihamixhiç.





