Tiganët ose tenxheret e djegura janë një makth për t’u pastruar  duket sikur sado t’i fërkosh, papastërtia nuk hiqet kurrë.

Ndonjëherë mund të të zërë paniku dhe të mendosh se enët janë prishur përfundimisht. Disa madje irritohen aq shumë sa mendojnë t’i hedhin në kosh.

Por para se të heqësh dorë prej tyre, një zgjidhje shumë e thjeshtë dhe e lirë mund t’i shpëtojë.

Ekspertja e pastrimit, Lynsey Crombie, ka zbuluar se një qese çaji mund të bëjë mrekulli.

Ekspertja e njohur e emisionit This Morning e ndau këshillën e saj para sezonit festar. Me Krishtlindjet që po afrohen, të gjithë duam t’i kemi tenxheret dhe tiganët sa më të pastër dhe funksional për ditën e madhe.

“Pastroni tiganët e djegur duke i mbushur me ujë të nxehtë dhe duke shtuar një qese çaji të përdorur”.

Ajo publikoi edhe një video në TikTok ku tregonte hap pas hapi trukun.

“Kush ka kohë të fërkojë tiganë të djegur gjatë Krishtlindjeve? Mund t’i shpëtosh shpejt dhe të kursesh lodhjen duke hedhur në ujë një qese çaji të përdorur. Mbush enën me ujë të nxehtë dhe vendose qesen e çajit. Lëre që qeset e çajit të bëjnë punën e vështirë. Shijo darkën dhe kur të mbarosh, thjesht derdhe ujin pjesët e djegura do të zhduken para syve”.

Truku funksionon si me qese çaji të reja, ashtu edhe me të përdorura. Ndjekësit e Lynsey-t e kanë provuar tashmë. Njëri shkroi:

“E provova trukun me qesen e çajit këtë fundjavë  fantastik!”

“Ia tregova këtë truk familjes, të gjithë e pëlqyen”.

“Çfarë truku! Faleminderit, Lynsey”.