Kryeministri Edi Rama lajmëroi se Shqipëria po merr nga Turqia mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor.
Në një status në Facebook, ai bën me dije se aeroplani i ”Air Albania” me emrin ”Lasgushi” ndodhej mbrëmë në Stamboll ku po merrte mjetet mbrojtëse.
Pak ditë më parë Rama kishte kontaktuar me Presidentin turk Erdogan ku ky i fundit i kishte garantuar ndihma në raste nevoje.
“LASGUSHI NË KËTË ÇAST DUKE U NGARKUAR NË STAMBOLL ME ARMË PËR MBROJTJEN E JETËS SË PACIENTËVE DHE MJEKËVE TANË”, shkruan Rama.
Kujtojmë se dje kryeministri Rama ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore do të jetë në fuqi për 30 ditë, ndërsa gjatë kësaj periudhe ndalohen tubimet, manifestimet dhe grevat.





