Nga Spiro Butka 

10 dhjetor 2014 –  (Dyndjet sllave) – Pas largimit të Vizigotëve drejt Italisë, në shekullin e V-të Gadishulli Ilirik u pushtua nga Hunët, të komanduar nga Atila. Krahas Hunëve banorët Ilirik të Epirit të Ri, u sulmuan nga Ostrogotët të udhëhequr nga Teodoriku, i cili me trupat e tij arriti deri në Durrës, e prej andej drejt perëndimit. Pas vitit 488, sulmet barbare nisën të shuheshin ndjeshëm. Kjo qetësi relative, zgjati gati gjithë dekadën e parë të shekullit VI-të, kohë kur në kufijtë veriorë të Ilirisë u sulën, Avarët, Asitët, Gepidët e mbi të gjithë Sllavët. Bizanti asokohe udhëhiqej nga Justiniani, Ilir nga Taurisiumi i Dardanisë, i cili e fuqizoi së tepërmi gadishullin Ilirik, duke ndërtuar 168 kështjella fortifikuese, 61 prej të cilave vetëm në Dardani, vendlindjen e vet. Sllavët duke plaçkitur trevat Ilirike, arritën deri në afërsi të Durrësit. Ushtria e Justinianit nuk u angazhua në luftime kundër Sllavëve, por i ndoqi veprimet e tyre në largësi. Pas vdekjes të Justinianit në vitin 565, hordhitë Sllave u lëshuan drejt jugut të Ilirisë, duke synuar pushtimin e Selanikut, Adrianopojës e Kostandinopojën. Në vitin 586 rrethuan Selanikun dhe pas kësaj u drejtuan për në Peloponez. Ata nuk u mjaftuan me kaq, por në vitin 592 kapën Lezhën e Shkodrën, duke vazhduar drejtë Dalmacisë në Provincën e Prevalit e Ulqinit. Dyndjet Sllave patën efekte të ndjeshme, sepse gjatë invazionit të kryer, nisën Sllavëzimin e tokave Ilire si në Thrakë, Maqedoni, Thesali, Beati dhe përgjatë luginës së lumejve Devoll e Osum. Në fund të shekullit VII-të Perandori Bizntin Herakli, lejoi vendosjen e fiseve Sllave të Kroatëve e Serbëve, të parët në bregdetin Dalmat buzë Adriatikut dhe Serbët në luginat e lumejve Lim, Drina, në Pivë, Tarë e Rashkë. Historianët e kohës theksojnë se provincat e Prevalit, Epirit të Ri e të Vjetër, ishin provincat më pak të prekura nga Sllavizmi, në krahasim me Dalmacinë, Rashën, Maqedoninë e Peloponezin. Grupëzimi Sllav në luginën e Lumejve Osum e Devoll, nuk gjeti mbështetje nga Bizanti, sepse Perandori Justinian i II-të, i shpërnguli Sllavët, për të pastruar bregun lindor të Adriatikut. Fuqizimi i Bullgarve në kohën e mbretërve Simon e Samuel, në Shekullin e IX-të e X-të, u shoqërua me depërtime të fiseve Sllave në brëndësi të Ilirisë, por më vonë u shpërngulën, duke u vendosur në Thrakë e Azinë e Vogël. Historia gjatë këtyre dyndjeve, tregon më së miri e me saktësi, jo vetëm kufijt e Ilirëve e vendosjen e tyre, por përmënd me rradhë Perandorët Bizantin Iliro-Shqiptar, që drejtuan e udhëhoqën atë Perandori. Për Grekët në këtë periudhë kohore, flitet se gjenden nëpër ishujt e detit Egje dhe në Azinë e Vogël, vërtetësi kjo që përputhet me realitetin e zbulimeve arkeologjike të asaj kohe historike.

Vitet ecën bri njëri tjetrit, duke përcjellë situatat luftarake, tashmë me përkatësi fetare, ku përballë njëri tjetrit u gjënden Krishtërimi dhe Islamizmi. Historia e kohës, i cilëson këto përplasje, si luftë të Kryqëzatave, ku të dy palët tentuan, për të realizuar qëllimet përkatëse, drejt një synimi të vetëm, pushtimin dhe zotërimin e Jeruzalemit. Ato ishin një rradhë fushatash pothuajse ushtarake, zakonisht të thirrura e inicuara nga Papa. Si të tilla, ato u emërtuan të shenjta dhe qëllimi i tyre ishte, marrja e qytetit të Jeruzalemit, vendi ku ishte kryqëzuar Krishti.

Kryqëzata e Parë veproi në vitet 1096-1099 dhe themelimi i sajë u bë me bekimin e vet Papës. Ashtu si citon Giboni, ajo ishte e përbër nga hajdutë e kriminel të mirëfilltë të kohës, pasues të Këshillit të Klemontit në vitin 1095. Përballja e tyre e parë me Kostandinopojën, i tundoi ata me pasuritë e vyera, prandaj Perandori Kostandini i Parë, duke manovruar me krerët sajë, i nxori jashtë Bosforit. Në Hungari kryqëzata u përballë keqas dhe për pasojë, humbi rreth 50% të forcave. Papa i Romës, organizoi e dërgoi ndihma për forcimin e asaj kryqëzate, e cila në vitin 1099 pushtoi Jeruzalemin.

Kryqëzata e Dytë u organizua në vitet 1147-1192, 47 vite më vonë pasi u morë Jeruzalemi, për të mbështetur të mbijetuarit e asaj të Parë. Europa dhe Azia, u mbylli dyert Kryqtarëve të dytë, ku si pasojë e të ushqyerit keqas, shumë prej tyre gjetën vdekjen dhe Jeruzalemi ra në duart e Myslimanëve.

Kryqëzata e tretë, u udhëhoq nga Rikardi i Anglisë. I quajturi Zemërluani, nuk mundi të marrë Jeruzalemin dhe në vitin 1192 u kthye në Angli, bashkë me kryqëtarët e mbijetuar.

Kryqëzata e katërt u inkuadrua me veprimet e veta në vitet 1202-1204 nën udhëheqjen e Feudalve vandal, të cilët pasi pushtuan Kostandinopojën, e plaçkitën atë, duke vjedhur ikonat dhe reliket e vlefëshme kishtare, objekte këto që më pas, u kthyen në mjete biznesi e fitimprurëse, për kishën katolike të Perëndimit. Dëmi i madh ju shkaktua njerëzimit, nga djegja e biblotekave të Kostandinopojës, ashtu si ndodhi në rastin e djegjes së Aleksandrisë në Egjyptin e lashtë.

Kryqëzata e Pestë, përkon me kohën e viteve 1217-1221 dhe u drejtua kryesisht kundër Sirisë dhe Egjyptit. Nuk arriti suksesin e kërkuar dhe për pasojë kryqëtarët u larguan me humbje nga Egjypti.

Kryqëzata e Gjashtë i ndërmori veprimet e saj në vitet 1228-1229, duke u udhëhequr nga mbreti Francez Luigji i IX-të, i cili u zu rob në luftë e sipër dhe që Francezët më pas, u detyruan të blejnë lirimin e tijë.

Kryqëzata e shtatë e udhëhequr nga mbreti Francez Luigji i X-të, pasoi pararendësin e vet në vitet 1248-1254 në drejtim të Egjyptit, por ajo dështoi, pa arritur qëllimin e sajë.

Kryqëzata e tetë, nisi veprimet e veta në vitin 1270 dhe u cilësua si më e rrezikshmja, sepse në të morën pjesë dhe të mitur, të cilët duke udhëtuar, plaçkitën të gjitha rrugët e komunikimit.

Historia numëron tetë kryqëzata, por pati dhe të tjera më të vogla aventureske, të cilat pothuajse u shpartalluan në krijim e sipër. Kryqëzatat u shuan ashtu si u krijuan. Ato dhe pse u nisën me qëllimin e shenjtë, shënjtëria e tyre, mbeti në kufijtë e interesave të ndësjellta politike e fetare. Gadishulli Ilirik u trazua së tepërmi, por Ilirët edhe pse u gjakosën ruajtën identitetin e vet, duke menduar se e ardhmja, do të afrojë zgjidhje të reja, me përkatësi të dukëshme e realiste. Perandoria Bizantine ishte dhe mbeti epiqendra kryesore, ku ata u përfshinë dhe luajtën rolin e tyre historik, duke e drejtuar atë me disa perandorë e personalitete të tjerë brenda kësaj perandorie. Grekët ishin dhe mbetën atje ku kishin qënë. Lëvizjet e tyre, tashmë nisën të kristalizohen së tepërmi, për një qëllim të vetëm e të përcaktuar mirë brënda politikës ekspansioniste, për pushtimin e zotërimin e Ballkanit. Lufta e tyre reale, pothuajse u kristalizua më konkretisht dhe synimi kryesor ishte dhe mbeti, okupimi i Bizantit dhe transformimi i tij në Megalidhe.

Ilirët, si populli autokton i gadishullit, megjithse të gjëndur brënda këtyre ndodhive të padëshirueshme, ecën në rrjedhat e kohës, për t'u shkëputur gjithësesi, nga ato situata të rënduara, që u ishin imponuar. Në shekullin e dytë të Erës Sonë, Gjeografi Aleksandrin Ptolemeu, pranon se në teritoret e Ilirisë, janë përhapur në të gjitha hapësirat fiset Albai me kryeqëndër Albanopoli. Ndërkohë Bizanti nisi të udhëhiqej e drejtohej nga Iliro Shqiptari Anastasi (491-518) i ardhur nga qyteti i lashtë i Durrësit. Fiset Albai gradualisht nisën të përkufizohen me emrin Arbër, emër i trashëguar që nga kohërat antike.

/e verteta.al/