Pas shumë e shumë thashethemeve rreth një shtatzënie të mundshme, Laura Pausini vendosi të përgjigjej shumë shkurt.

42-vjeçarja ka publikuar një fotografi, ku shfaqet me rroba banje trup të zezë dhe një palë pantallona të shkurtra xhins. Me një palë syze dhe një kapele të thjeshtë, Pausini u kthen përgjigje të gjithëve: “BLA BLA BLA!”

Pak ditë më pare, revista 'Chi' publikoi disa fotografi, ku shfaqej këngëtarja në kohën e pushimeve në Miami. Binte menjëherë në sy pesha që mund të kishte shtuar ajo gjatë kësaj kohe, duke krijuar përshtypjen se mund të ishte shtatzënë.

Por me foton e publikuar, Pausini përgënjeshtroi gjithçka.