21 dhjetor 2013- Ndryshe nga vajzat e tjera të Partisë Demokratike që kishin zgjedhur shoqërinë e njëra-tjetrës për këtë festë të PD-së, Laura ka preferuar një zotëri si partner, me të cilin e lidh edhe fusha e jurisprudencës. Deri tani, dimë që Laura është ndarë nga i dashuri i saj prej disa vitesh, ish-mister Albania 2003, Gerald Shahu. 27- vjeçarja, e cila paralelisht me punën si zëdhënëse e selisë blu punon dhe si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, ende nuk ka pranuar të rrëfejë në media detaje për ndarjen nga i fejuari i saj. Së fundi, Laura ka qenë ndër personazhet femra që ka tërhequr më shumë vëmendjen që pas shfaqjes së saj si zëdhënëse e selisë blu dhe interesit për të mësuar më shumë për jetën e saj private.
/ panorama plus /





