Surpriza vjen nga kompania e prodhimit kafesë “Lavazza”, e cila, në mëngjes, pas një ekspresi që do t’ju nxjerrë gjumin, ka ndërmend t’ju ofrojë edhe një ëmbëlsirë… në formë filxhani.

Në fakt, ëmbëlsira është vetë filxhani… i quajtur “Cookie Cup”. Filxhani është i prodhuar nga brumi i ëmbëlsirave, ndërsa pjesa e brendshme është mbuluar me një shtresë izoluese prej sheqeri, që shërben për të mbrojtur filxhanin nga shkrirja dhe për t’i dhënë shije të ëmbël kafesë. Edhe logo e kompanisë është e shtypur në letër që hahet. Megjithatë, ideja për krijimin e këtyre filxhanëve daton që nga viti 2003. Por, me sa duket, nuk është përhapur shumë, pasi jo shumë njerëz kanë qejf t’i hanë filxhanët e tyre.