Nga Myzejen Konduri

Lajmi i ndarjes nga jeta i “Nderit të Kombit”, simbol i skenës dhe ekranit, që i dha ngjyrim emocioneve të vargjeve të poezive, mikut të nderuar, MIRUSH KABASHI, me shpoi si thikë në shpirt…

Një ditë dhimbje për krenarinë e Durrësit tonë që u shua në heshtje.

Zëri dhe imazhi i tij i pavdekshëm, fluturoi me lajmin e dhimbshëm këndej dhe andej kufirit si shqiponjë.

Po i shkruaj këto rreshta në shenjë nderimi e kujtese, për Mjeshtrin e Madh të skenës, që me interpretimet e tij, herë ngrinte dallgët e shpirtit, herë e mbushte atë me aromën e lumturisë, herë sillte sinfoni për triumfin, shpresën, ëndërrimet.

Jo rrallë, shpirti i ndjeshëm i artistit trazohej, ndaj veçanërisht me vargjet e zgjedhura si tek monodrama “Apologjia e Sokratit” me magjinë e interpretimit e forcën e fjalës, lehtësonte brengat e frymëzonte me ngarkesën emocionale.

Askujt më shumë se Durrësit se Mirushin e duan të gjith shqiptarët, do t`i mungoj qytetarëve e banorëve të zonës, miku që nuk i kursente fjalët e zemrës cilitdo që takonte.

Është e trishtë të kujtoj tani që na tha lamtumirë, herën e fundit që e takova rastësisht në një aktivitet kur ndjeva dhimbjen për shëndetin e tij. Miku i çmuar dhe në atë gjendje, nuk i kurseu fjalët motivuese.

  • Myzejen! Rezistenca jote dhe puna jote, ka një rezonancë të bukur në jetën kulturore e artistike të Durrësit…por mos u shkëput nga letërsia për fëmijë…!

Natyrisht që sdo ta harroj këtë të vërtetë…

Kjo porosi do të jehojë vazhdimisht në vëmendjen time.

Familja e tij e mrekullueshme, me bashkëshorten që e vuri në piedestalin e dashurisë, 2 vajzat për të cilat nuk reshti ti mesonte me gjuhën e dashurisë e parimeve dhe që e bënë krenar, ndjejnë më shumë se cdo herë plagën që do ti dhemb gjatë dhe të lumtur për madhështinë e bashkëshortit e babait të tyre. 

Sot arti është në zi. I madhi Mirush Kabashi me 100 rolet në teatër dhe ekran nuk do të harrohet.

Interpretimi i personazhit në filmat ” Koncert në Vitin 36″

” Dora e ngrohtë”

” Zëvendësi i Grave”

” Nxënësit e Klasës Time”

Rolet në Teatër si:-

” Pleskovski” roli kryesor te ” Revizori” i Gogolit

Nestori te ” Mirserdhe Elona”

Keli te Komedia” Kartela e Verdhë”

Dhe Monologu ” Apologjia e Sokratit” , shkëlqeu si Yll në vargun e Yjeve të Artit Skenik

Mirushi iku…po mbetet mes nesh, mes botës shqiptare.

Në fortesën e artit, ai ka lënë gjumën e tij.

Lavdi të madhit Mirush Kabashi!

Lamtumirë Mik i Nderuar!