Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork sot se bota ka arritur në një situatë më të rrezikshme se sa ishte gjatë Luftës së Ftohtë.

Lavrov drejtoi një takim mbi multilateralizmin dhe kartën themeluese të OKB-së, pasi Rusia mban presidencën mujore të radhës të trupit 15-anëtarësh për muajin prill.

“Siç ishte rasti në luftën e ftohtë, ne kemi arritur pragun e rrezikshëm, ndoshta edhe më të rrezikshëm se atëherë”, tha Lavrov.