18 nëntor 2014– Aktorja më e paguar e vitit, Jennifer Lawrence ka vënë në siklet aktorin Liam Hemsworth, teksa ishin duke xhiruar skenat për “The Hunger Games”. Arsyeja? Sipas Liam, në momentin e puthjes me Jennifer është ndeshur me një aromë të pakëndshme. Në një intervistë televizive, Liam është shprehur se: “Çdo herë që më është dashur ta puth Jennifer sikletosesha, sepse ndjej aromë hudhre apo diçka tjetër të pështirë. Lawrence është një nga miket e mia më të ngushta, padyshim që e dua fort, por aroma e saj është e padurueshme. Dhe kur unë ia vë në dukje më thotë se ka ngrënë hudhër ose ton dhe se nuk i ka larë dhëmbët”.
Kjo deklaratë mund të ulë simpatinë ndaj aktores më të paguar të vitit, por që miku i saj nuk e ka mbajtur dot më për vete këtë “sekret”.





