26qershor 2015 – Për gati 6 muaj grupi i të rinjve nga Lazarati ka planifikuar ngjarjen e së mërkurës, për t’iu kundërvënë policisë. Sipas hetimeve të prokurorisë, qëllimi i tyre ishte të kthehej “Republika e hashashit”, koha kur Lazarati mbulohej nga kanabisi dhe e gjithë zona jetonte me fitimet e drogës. Pas thurjes së planit ai është realizuar duke u gdhirë e mërkura, kur u krijua dhe kurthi me makinën e drejtuar nga 17-vjeçari Xhulio Malo. Autorët një ditë më parë prishën dhe murin rrethues në hyrje të Lazaratit, me qëllimin e vetëm që të mund të dallonin nga lart fshatit patrullat e policisë. Në befasi u qëllua oficerët e RENEA-s, njëri prej të cilëve, Ibrahim Basha, mbeti i vrarë dhe dy kolegë të tij të plagosur.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”