Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë sot pretencën për grupin e zjarrit “Lazarati 2014”, grup që akuzohet për sulm ndaj policisë, kultivim, mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kundërshtim të efektivëve të policisë.

Prokuroria ka kërkuar për:

Gate Mahmutajn – 18 vjet burg,

Arjan Bashën – 17 vjet,

Ramadan Bashën – 14 vjet,

Alteo Haskën – 13 vjet,

Enkled Alikon – 12 vjet,

Matias Bocajn – 11 vjet,

Vandam Mahmutajn – 8 vjet,

Klajdi Karemanin – 7 vjet,

Lorenc Bregun – 7 vjet,

Drini Alikon – 3 vjet.

Këta 10 të pandehur kundërshtuan forcat e policisë në muajin qershor të vitit 2014 në fshatin rebel të Lazaratit, kur për herë të parë policia ndërmori operacionin disaditor për shkatërrimin e parcelave të mbjella me bimën narkotike.

Në gjykatë mbetet ende i hapur procesi për Arbjon Alikon i arrestuar në operacionin Lazarati 2015, por i hetuar dhe si pjesë i dosjes “Lazarati 2014”, ku ai nuk kërkoi gjykim të shkurtuar.