Greqi, 19 qershor 2014 – Teksa Policia e Shtetit ka ‘pushtuar’ Lazaratin dhe po asgjëson çdo lloj lënde narkotike të gjetur atje, policia e shtetit fqinjë, Greqisë, kap një sasi të konsiderueshme droge që vinte nga Shqipëria.
Mbrëmjen e sotme në portin e Patras janë sekuestruar plot 348 kg marijuanë, që sipas autoriteteve vendase, vinte nga Shqipëria.
Policia greke bën me dije se droga ishte ngarkuar në një furgon frigoriferik që transportonte shalqi, ndërsa ishte e ndarë në 311 pako.
Po sipas të njëjtave burime, destinacioni i drogës ishte Italia dhe sasia e lëndës narkotike pritej të imbarkohej në traget. Ndërkaq, policia greke ka arrestuar një 50-vjeçar, i cili drejtonte furgonin.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





