30 qershor 2015 – Arbion Aliko, i dyshuari për vrasjen e efektivit të RENEAS-s dhe organizatori i grupit të armatosur në Lazarat, ka marrë sot masën arrest me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

I akuzuari rezulton në kërkim për tentativë të vrasjes së punonjësve të policisë gjatë aksionit policor të vitit të kaluar në Lazarat për çrrënjosjen e kanabisit. Po ashtu, masa e sigurisë ishte vendosur edhe për akuzat e kultivimit të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grupet kriminale.

Gjatë ditës së mërkurës, Arbion Aliko së bashku me vëllanë e tij Albanin, 18 vjeç do të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë në lidhje me sulmin e 24 qershorit kundër policisë, ku humbi jetën efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha dhe u plagosën dy kolegët e tij Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/