27 qershor 2015 – Xhuliano Malo, 17-vjeçari që u arrestua si i dyshuari për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në Lazarat, do të mbetet në burg.
Kjo ka qenë masa e sigurisë që dha sot Gjykata e Krimeve të Rënda. Malo u soll në Tiranë të enjten në mbrëmje. Në momentin e kapjes, adoleshtentit iu gjetën një sasi e madhe municionesh në automjetin që ai drejtonte. Malo i dha dëshmi të rëndësishme policisë për sulmin ndaj RENEA-s, duke treguar se autorët e vrasjes së Ibrahim Bashës janë vëllezërit Alban dhe Arbion Aliko së bashku me një person tjetër.
Ndërkohë, grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që sulmi ndaj policisë ishte planifikuar prej të paktën 6 muajsh, teksa dyshojnë se 17-vjecari Xhuliano Malo mund të jetë përdorur për t’i ngritur kurthin forcave RENEA.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/