24 qershor 2015 – Policia tërhiqet nga Lazarati. Orët e natës kanë bërë që të ndryshohet plani i sulmit të zonës ku dyshohet se janë fshehur anëtarët e grupit të zjarrit që qëlluan mbi efektivin Ibrahim Basha. Nuk dihet nëse është taktikë e policisë për të hyrë në befasi apo në kushtet e errësirës është e pamundur kryerja e operacionit. Megjithatë paralajmërohet se fshati do të qëndrojë i rrethuar gjatë natës.
Nga ana tjetër, gati gjysma e personave të shpallur në kërkim nga policia janë dorëzuar, kush nëpër studiot televizive e të tjerë në komisariatin e Gjirokastrës. Ata pretendojnë se nuk kanë qenë mes personave që qëlluan efektivët e RENEA-s.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





