19 gusht 2013 – Këshilli i ekspertëve të LDK-së ka vlerësuar se gjatë qeverisjes së PDK-së, Kosova po zbrazet nga të rinjtë njësoj si gjatë viteve të 1990-ta kur vendi ishte nën okupim. Sipas tyre, të dhënat e Komisionit Evropian për dymbëdhjetë muajt e fundit tregojnë se afër 12 000 kosovarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, kryesisht të rinj.Sipas LDK-së, kur merret parasysh popullsia, Kosova ka shtatë herë më shumë azilkërkues se Afganistani, apo pesë herë më shumë se Siria që është në luftë civile.“Kosova ka 645 azilkërkues për 100 000 banorë, krahasuar me 136 nga Siria, 89 nga Afganistani dhe 37 nga Iraku. Krahasuar me vendet fqinje, Kosova ka tre fish më shumë azilkërkues se Serbia dhe dy fish më shumë se Shqipëria. Ikja e të rinjve nga vendi vjen si rezultat i gjendjes së rëndë ekonomike. Gjatë qeverisjes së PDK-së, papunësia ka mbetur mbi 40 për qind, ndërsa varfëria e skajshme vetëm sa është thelluar. Nga rreth 25 mijë të rinj që arrijnë moshën e punës çdo vit, jo më shumë se 5 mijë arrijnë të gjejnë ndonjë punë. Detyrimisht, rreth gjysma e tyre emigrojnë ilegalisht”, thuhet në një komunikatë të LDK-së.Me tutje, LDK vlerëson se kjo është shqetësuese për të ardhmen evropiane të Kosovës. Sipas tyre, është për keqardhje që qytetarët e një vendi të lirë dhe të ri detyrohen të qëndrojnë në kampe azilkërkuesish si në kohën e luftës.“Parullat milionëshe të PDK-së ‘Evropianët e rinj’, të prezantuara në mediat botëror, po demaskohet plotësisht me këtë numër të azilkërkuesve”, përfundon komunikata e LDK-së.
LDK: Qeverisja e PDK-së po e zbraz Kosovën
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A është ai babai? Laert Vasili reagon për shtatzëninë e Serena Sulës
I shqetësoheni ushqimit dhe problemeve shëndetësore këtë fundvit? Ja si ta kontrolloni atë
Mbyllet protesta, PD merr vendimin e rradhës, përjashton Ervin Salianjin nga Kryesia
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…





