KOSOVE– Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha sot se partia e tij ngul këmbë në zbatimin e marrëveshjes politike të pranverës së vitit 2011 që çoi në emërimin e presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga.

Ai tha se zbatimi i saj është kusht për realizimin e ndryshimeve kushtetuese dhe reformimin e sistemit zgjedhor që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme vitin e ardhshëm.

Isa Mustafa shprehu edhe mospajtimin e tij me çdo ide për ndryshime në qeverinë aktuale të Kosovës.