Partia Lidhja Demokratike e Kosovës sot mban Kuvendin e Nëntë Zgjedhor. Regjistrimi i pjesëmarrësve bëhet nga ora 09:00.

Zgjedhjet në këtë parti do të bëhen me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave. Kryetari aktual i LDK-së është Isa Mustafa, post që e mori në vitin 2010.

Ndërkohë, një tjetër figurë e njohur e politikës në Kosovë, Fatmir Limaj ka hedhur kandidaturën për kreun e LDK-së. Pas përfundimit të procesit zgjedhor, kjo parti do të mbajë konferencë për media.