Njerëzit kanë arritur limite të reja sa u përket vendosjes së basteve. Nga Tanzania vjen një rast shumë i çuditshëm, ku një tifoz ka humbur gruan e tij. Bëhet fjalë për Osasu Obijava, i cili vuri bast me shokun e tij para derbit Jang Afrikans me Simba Klub.

Të dy ranë dakord që fituesi i bastit do merrte si shpërblim bashkëshorten e shokut. Të gjithë këtë e dokumentuan edhe në një copë letër, për të faktuar edhe detyrimin që do të kishte humbësi. Fatkeqi ishte pikërisht Obasu, i cili, pasi pa ekipin e tij të zemrës që të humbasë ndeshjen, do përballet edhe me humbjen e bashkëshortes.