Marrëdhënia e tyre po konsolidohet gjithmonë e më shumë. Meghan Markle dhe princi Harry tashmë po ndërmarrin një hap të rëndësishëm: aktorja do të braktisë aktrimin për të shkuar në Londër, për të qenë pranë princit.
Marrëdhënia e tyre vijoi për gjashtë muaj në distancë, sepse Markle-it i duhej të qëndronte në Kanada gjatë xhirimeve të serialit “Suits” që e bëri të famshme. Disa herë, Meghan shfrytëzoi ditët e saj të pushimit për të vizituar Londrën.
Lajmi se Meghan do të largohet nga seriali “Suits” u publikua nga “Daily Star”, por nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga ana e aktores.