Një ditë më parë, disa nga agjencitë e njohura raportuan se Franca mund të ndryshojë qëndrimin e saj sa i përket çështjes së nisjes së negociatave me Shqipërinë.
Ndërkohë sot, gazeta e madhe franceze, Le Monde, thotë se Parisi mund të hapë dritën jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Pasi bllokoi nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor të vitit të shkuar, Franca duket se do e rishqyrtojë këtë pozicion, shkruan gazeta.
Një gjë të tillë duket se e ka premtuar presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë takimit me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç. Vendi i këtij të fundit mban presidencën e BE-së.





