Gazeta franceze e referencës “Le Monde” i ka kushtuar një shkrim incidentit të ndodhur në tribunën e personaliteteve me rastin e 11 nëntorit, përkujtimit të përfundimit të luftës së parë botërore. Jo pak njohësve të kulisave diplomatike u ra në sy fakti se presidenti i Serbisë ishte deklasuar në një tribunë të Rangut të dytë, kurse homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi renditej përkrah Putinit, Merkelit dhe Trampit. “Turpërimi dukej edhe më i madh po të mendohet se Serbia nuk e njeh Kosovën”, komenton gazeta.
Diplomatët francezë janë justifikuar se ky ishte një gabim protokolli dhe këtë qëndrim ka mbajtur edhe ambasada franceze në Beograd shkruan e përditshmja që kujton se sipas historianëve Serbia është një nga vendet që ka pësuar më shumë humbje gjatë luftës së madhe dhe një e treta e ushtrisë së saj u shfaros gjatë këtij konflikti.
Por sipas gazetës, serbët mendojnë se shfajësimi francez është i pabesueshëm dhe në këtë “lojë vendesh” asgjë nuk ka qenë e rastësishme. Gazeta boton citimi të presidentit Vuçiç që thoshtë se aty në tribunën ku e kishin vendosur ai nuk i besonte syve për atë që shikonte, duke ulur shikimin përdhe dheduke kujtuar sakrificat e serbëve gjaë luftës.
Gazeta citon gjithashtu edhe spekullimet që vazhdojnë në Beograd se përse mund të ketë ndodhur ky deklasim i Vuçiçit në raport me thaçin dhe e mbyll shkrimin e saj me një premtim të presidentit Serb: “Kur Makron të vijë në fillim të dhjetorit në Serbi, unë do të ftoj me mijra vetë që ta përshëndesin, që ai të kuptojë se ç’është mikpritja serbe dhe si e shohim ne miqësinë e vërtetë”.
/Lapsi.al/