DURRËS, 13 tetor 2014 – Supermodelja Cara Delevingne, e cila shquhet për linjat perfekte dhe për skenat qesharake që krijon në skenë, aktualisht po shijon një lidhje të re. Ajo është lidhur me një aktor dhe sipas burimeve, ende nuk ekziston diçka serioze mes dy palëve.
Supermodelja britanike Cara Delevingne është e interesuar për aktorin britanik Jack O’Connell. Sipas një burimi për “The Sun”, që në momentin kur Cara dhe Jack janë takuar gjatë xhirimeve të filmit "Tulip Fever", janë bërë të pandashëm. “Jack dhe Cara janë shumë mirë pranë njëri-tjetrit. Deri më tani lidhja e tyre po shkon mirë, por duhet theksuar se asgjë nuk është serioze”, ka thënë burimi për tabloidin.





