Për herë të parë, pas largimit nga detyra Ditmir Bushati fletr për negociatat me Greqinë për cështjen e delimitimit të kufirit detar. Bushati sqaron punën voluminoze të bërë nga ekipi negociator, administrimin e dosjes me mbi 120 dokumente studimore, analiza dhe fakte. Sipas tij, ka qenë pikërisht takimi i Kryeministrave Rama-Samaras në Samitin e Wales të cilët dakordësuan ngritjen e mekanizimit dypalësh për adresimin e cësthjeve të pazgjidhura mes dy vendeve. Ndërsa sot, kur palët kanë rënë dakort të shkojnë në një Gjykatë Ndërkombare, Bushati thotë se ky është “proces impenjativ që kërkon dije, përgatitje serioze dhe kohën e duhur”.

Për ish-ministrin e Jashtëm është “I dhimbshëm fakti se pavarësisht përpjekjeve disavjeçare që çështja e delimitimit të hapësirës detare të mbetej në nivel dypalësh, për herë të parë, mënyra e zgjidhjes së kësaj çështje dypalëshe përfshihet në projekt dokumentin e Kuadrit Negociues që do të udhëheq procesin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Në këtë shkrim ai ndalet edhe tek vendimi për të shkuar në një gjykatë ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së detit për të cilën thotë se ky është proces impenjativ që kërkon dije, përgatitje serioze dhe kohën e duhur.

“Para nisjes së procesit gjyqësor, Shqipëria dhe Greqia do të duhet të përfshihen sërish në një proces ndërveprues nga i cili duhet të hartojnë një dokument të përbashkët për lëndën që do t’i nënshtrohet gjykimit, ku duhet të evidentohen gjithashtu pikat e përbashkëta dhe diferencat mes palëve, për të cilat duhet të shprehet gjykata”, shkruan ai.

Bushati sjell në vëmendje të gjithë arritjet e ekipit negociator si: “Zgjidhëm çështjen e toponimeve duke eliminuar pengesat në lëvizjet ndërkufitare të shtetasve tanë. Greqia hoqi rezervën për përdorimin e vulës apostile, duke i kursyer xhepave të shtetasve tanë rreth 5 milion euro në vit për dokumente të ndryshme. Heqja e rezervës për vulën apostile i hap rrugë dhe lëshimit të çertifikatave nga zyrat tona konsullore në Greqi, çka do të përbënte një lehtësim të madh për shtetasit tanë.

Rreth 150 mijë shtetas shqiptar përfituan nga zgjidhja e problematikës së regjistrimit të fëmijëve të lindur në Greqi nga një ose të dy prindërit që nuk kanë leje qëndrimi në Greqi. U njohën lejet e drejtimit të automjeteve. Rreth 800 euro i kushtonte shtetasve shqiptar në Greqi procedura e njohjes së patentës. Rinisëm punën për rishikimin e teksteve shkollore, bazuar mbi marrëveshjen e vitit 1998, duke shkëmbyer raporte mbi gjetjet në tekstet respektive për çështjet që përbëjnë shqetësim për secilën palë”.