Presidenti turk, Erdogan, dhe kryeministri Edi Rama kanë prerë shiritin e 522 apartamenteve të ndërtuara nga qeveria turke në Laç, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019.
“A jeni gati! Merrni gërshërët të presim shiritin e kuq, me të prerë shiritin, gërshërët nuk do jepen, të themi bismilah në emrin e Allahut”, tha Erdogan.
Presidenti Erdogan ka ftuar Ramën, delegacionin e tij dhe atë shqiptar, që të bashkohen në përurimin e ndërtesave të reja, të cilat u dorëzohen banorëve sot.





