Në meshën e Pashkëve në Vatikan, Papa Leoni XIV i bëri thirrje botës që të mos dorëzohet para luftërave, padrejtësive dhe indiferencës.

Ai krahasoi luftërat me “gurin e varrit” të Krishtit, i cili u rrokullis për të sjellë dritën dhe shpëtimin.

Papa tha se sot njerëzve u duhet forca e Krishtit të Ngjallur për të thyer “varret e luftërave që shkatërrojnë jetë dhe të ardhmen, varret e egoizmit që mbyllin zemrat dhe kufijtë, dhe varret e indiferencës që na bëjnë të shurdhër ndaj të varfërve”.

Mesditën e sotme, Papa do të mbajë mesazhin tradicional “Urbi et Orbi”, duke i drejtuar fjalët e tij të gjithë botës me rastin e Pashkëve.