Ish mbrojtësi i Arsenal, Ashley Cole dhe familja e tij përjetuan një ngjarje tronditëse dy vite më parë, ndërsa u vunë në shënjestër të hajdutëve. Gjatë grabitjes që po ndodhte në shtëpinë e tij në janar të 2020-ës, Ashley u kërcënua se do i prisnin gishtat me pincë.Gjykatës iu tha se Cole e kishin lidhur me kabllo, ndërsa partnerja e tij Sharon Canu dhe dy fëmijët e vegjël të çiftit ndodheshin po ashtu në shtëpi, në kohën kur katër burrat hynë për të vjedhur bizhuteri dhe telefonat së bashku me çelësin e një makine BMW.
Prokurori Michael Brady zbuloi për gjykatën se gruaja e ish-futbollistit dhe fëmijët e saj ishin fshehur në garderobë, nga ku telefonuan edhe policinë. Ndërsa kishte dëgjuar grabitësit të flisnin me njëri-tjetrin për legjendën e Chelsea-t: “Le t’i presim gishtat”, raportojnë mediet britanike.Grabitësit u larguan nga para të arrinte policia, ndërsa morën me vete pesë orë.





