Dean Schneider është një djalë zviceran që la jetën në Zyrih për t'iu përkushtuar tërësisht  mbrojtjes së kafshëve të egra në Afrikën e Jugut.

Falë imazheve të pabesueshme që çdo ditë ai poston, është bërë një yll i vërtetë në Instagram me 100 mijë ndjekës të tij.

Ai ka publikuar një foto me luanin Dexter që shkon pas tij pasi Deani kishte kaluar një javë larg prej tij pasi u kthye në Zvicër për të takuar familjen e tij.

"Dexter është i pari që ka shpëtuar kur kam ardhur këtu, një rritës kafshësh e kishte atë dhe unë e lirova, në Zvicër, shita gjithçka që kisha dhe lëviza",shprehet Dean.

 Zgjedhja e tij radikale është bërë një projektin e ruajtjes së kafshëve i quajtur "Hakuna Mipaka".